Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se është takuar me djalin presidentit amerikan, Donald Trump Jr.
Ai ka shkruar në Facebook se kanë biseduar mbi marrëdhëniet mes Serbisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe temat aktuale “që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme”, është shprehur Vuçiq.
Ai ka shtuar se takimi me djalin e Trumpit simbolizon angazhimin për forcim të raporteve dhe punën në adresimin e sfidave globale.