Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vritet punonjësi i Reutersit në Ukrainë

Ryan Evans

Një shtetas britanik, punonjës i agjencisë së lajmeve Reuters, Ryan Evans, u vra në Ukrainën lindore pas një sulmi me raketa në një hotel të shtunën, ka konfirmuar mediumi.

BBC ka raportuar të hënën se hoteli u godit nga trupat ruse.

“Ne po kërkojmë urgjentisht më shumë informacione në lidhje me sulmin, si dhe po punojmë me autoritetet në Kramatorsk dhe po i mbështesim kolegët tanë dhe familjarët. Iu dërgojmë ngushëllimet tona më të thella familjarëve të tij. Ryan i ka ndihmuar gazetarët tanë për t'i mbuluar ngjarjet mbarë botën”, thuhet në reagimin e Reutersit.

Nga ky sulm kanë mbetur të plagosur dy persona, ku njëri prej tyre me lëndime të rënda. Policia Kombëtare e Ukrainës ka thënë se trupi i 40-vjeçarit u gjet në rrënojat e hotelit, 19 orë pas kërkimeve intensive.

Familjen e punonjësit e ka ngushëlluar edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Edhe Fëmijë mes tre të vrarëve nga sulmet me raketa ruse pranë Kievit Botë Fëmijë mes tre të vrarëve nga sulmet me raketa ruse pranë Kievit

“Ky është terrori i përditshëm rus që vazhdon”, thuhet në reagimin e tij.

Evans ka qenë këshillues për media i çështjeve të sigurisë.