Botë

Vritet një kryebashkiak në Meksikë gjatë festimit të Ditës së të Vdekurve

Meksike

Foto: Associated Press

Autoritetet kanë bërë të ditur se një kryetar bashkie në shtetin perëndimor të Meksikës, Michoacan, është qëlluar për vdekje në një shesh para dhjetëra njerëzve që ishin mbledhur për festimet e Ditës së të Vdekurve.

Politikanët vendas në Meksikë janë shpesh viktima të dhunës politike dhe të krimit të organizuar.

Kryetari i bashkisë Uruapan, Carlos Alberto Manzo Rodríguez, është qëlluar për vdekje të shtunën në mbrëmje në qendrën historike të qytetit.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku ka vdekur më vonë, sipas prokurorit të shtetit Carlos Torres Pina.

Një anëtar i këshillit të qytetit dhe një truproje janë plagosur gjithashtu në sulm.

Sulmuesi është vrarë në vendngjarje, u ka thënë gazetarëve të dielën sekretari i Sigurisë Federale, Omar García Harfuch.

Sulmi ndaj kryetarit të bashkisë u krye nga një burrë i paidentifikuar i cili e ka qëlluar atë shtatë herë, ka thënë Garcia Harfuch.