Në Meksikë, e cila konsiderohet si një nga vendet më të rrezikshme në botë për sa i përket gazetarisë, është vrarë edhe një gazetar, shkruan The Guardian.
Sipas lajmeve në shtypin meksikan, trupi i vdekur i Luis Enrique Ramizer, i cili punonte si kolumnist në një gazetë lokale, është gjetur në qytetin Culiacan në provincën Sinaloa.
Reporterët pa Kufij (RSF) në Meksikë theksuan se trupi i pajetë i Ramirezit u gjet i mbështjellë me plastikë. "Dëshmitë tregojnë se incidenti ishte padyshim një vrasje".
Zëdhënësi i qeverisë, Jesus Ramirez, ka thënë se po punojnë me autoritetet lokale për të sqaruar incidentin dhe se kjo nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.
Numri i gazetarëve të vrarë në vend që nga fillimi i vitit është rritur në nëntë.
Sipas Reporterëve pa Kufij (RSF), 152 gazetarë janë vrarë në Meksikë që nga viti 2000.
-
Vritet edhe një gazetar në Meksikë, shkon në 15 numri i të vrarëve këtë vit
-
Gjenden të vdekur dy nga katër amerikanët e rrëmbyer në Meksikë
-
Më shumë gazetarë u vranë në Amerikën Latine dhe Karaibe se në Ukrainë në 2022-n
-
Të paktën 12 të vrarë në një lokal në Meksikë
-
Meksikë, vritet gazetari i tetë brenda tre muajve