Gjashtë javë më parë, gazetari Armando Linares njoftoi përmes një video vrasjen e një kolegu dhe premtoi se do të vazhdojë të bëjë punën gazetareske që ekspozon të korruptuarit. Tani edhe Linares është qëlluar - gazetari i tetë i vrarë në Meksikë këtë vit.
Të mërkurën, gruaja, fëmijët, vëllezërit e motrat dhe miqtë e tij i dhanë lamtumirën e fundit Linaresit.
Pasi fillimisht ndaloi raportimin e tij për disa javë dhe mbylli zyrën e Monitor Michoacan pas vrasjes së kameramanit Roberto Toledo, Linares iu kthye raportimit dhe rifilloi raportimet.
Ai shkroi për njerëzit e korruptuar të vendit, mirëpo ishte në dijeni për rrezikun që i kanosej.
Meksika është një nga vendet më të pasigurta në botë sa i përket punës gazetareske. Aty mbizotëron korrupsioni e trafiku i drogës, ndërsa vrasjet mbesin të pazbuluara.
-
Vritet gazetari i katërt brenda më pak se një muaji në Meksikë
-
Vriten brenda pak orësh dy kandidatë për kryetar të një qyteti meksikan
-
Vritet edhe një gazetar në Meksikë, shkon në 15 numri i të vrarëve këtë vit
-
Vritet edhe një gazetar në Meksikë
-
Vritet një kryebashkiak në Meksikë gjatë festimit të Ditës së të Vdekurve