Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vriten brenda pak orësh dy kandidatë për kryetar të një qyteti meksikan

Dy kandidatë për kryetar të qytetit meksikan, Maravatio, janë vrarë brenda pak orësh. Ekspertët kanë paralajmëruar se zgjedhjet e 2 qershorit mund të jenë më të dhunshmet ndonjëherë.

Kontrolli i ashpër i karteleve të drogës në Meksikë është përshkruar si në kërcënim. Gjatë zgjedhjeve kombëtare të vitit 2021, dhjetëra kandidatë ishin vrarë, raportoi AP.

Fushatat madje nuk kanë filluar ende. Ato fillojnë zyrtarisht të premten.

Prokurorët e shtetit kanë thënë të martën se Armando Perez është gjetur i vdekur në veturën e tij në Maravatio, pak para mesnatës. Perez ishte kandidati kryesor i Partisë Konservatore të Veprimit Kombëtar.

Disa orë më herët, zyrtarët e partisë udhëheqëse Morena, kanë konfirmuar se kandidati i tyre, Miguel Angel Zavala, ishte qëlluar për vdekje.

“Kjo ilustron nivelin jashtëzakonisht serioz të dhunës dhe mungesës së sigurisë që mbizotëron përpara zgjedhjeve më të rëndësishme në historinë e Meksikës”, ka shkruar në rrjetet sociale kreu i Aksionit Kombëtar, Marko Cortés.