12 oficerë të policisë dhe një zyrtar i sigurisë janë në mesin e 19 personave që janë vrarë të hënën në Guerrero të Meksikës. Ata dyshohet se janë qëlluar nga anëtarë të karteleve të fuqishme të drogës, që po synojnë të marrin kontrollin e shtetit.
Njëmbëdhjetë persona u raportuan fillimisht të vrarë në sulmin në El Papayo, në Guerrero. E disa orë më vonë, zyra e prokurorit të shtetit njoftoi se ishin vrarë edhe dy policë të tjerë.
Në Michoacan, në veri të Guerreros, të paktën pesë persona, përfshirë një oficer policie, u qëlluan për vdekje dhe dy të tjerë u plagosën.
Zyrtarët po ndihen gjithnjë e më të rrezikuar në rajon, nga kartelet e fuqishme të drogës, të cilat po vazhdojnë të luftojnë për të marrë kontrollin e vendit.
Sipas shifrave nga Common Cause, gjatë këtij viti në Meksikë janë vrarë 341 oficerë policie. Derisa në vitin 2022, u vranë të paktën 403.
Edhe
Të paktën 73 të vdekur në aksionin ushtarak ku u vra bosi i drogës “El Mencho”
Pavarësisht se qeveria dërgoi më shumë se 2 mijë trupa dhe personel ushtarak të Gardës Kombëtare muajin e kaluar, sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Michoacan mbetet një nga vendet ku janë regjistruar më së shumti vdekje.
Dihet se disa grupe kriminale veprojnë në rajon, duke përfshirë kartelin e fuqishëm Jalisco Neë Generation, Familia Michoacana, Viagras dhe Knights Templar. / AP