Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në luftën mes karteleve rivale të drogës në shtetin jugor meksikan Chiapas, raporton “BBC”.
Mediumet lokale raportojnë se dy murgesha dhe një adoleshent janë në mesin e të vrarëve. Në zonë po luftojnë kartelet Sinaloa dhe Jalisco New Generation.
Por, banorët thonë se viktimat janë banorë lokalë që janë “masakruar” nga anëtarët a kartelit.
Banorët kanë raportuar se kanë dëgjuar të shtëna të shumta armësh të hënën mbrëma.
Policia dhe ushtria të martën ka konfirmuar se ka gjetur 11 trupa në fshatin Nuevo Morelia dhe zonën përreth.
Dioqeza e San Cristobalit, ka konfirmuar se dy gra “që kanë shërbyer në kishën katolike” janë në mesin e viktimave. Po ashtu një djalë 15-vjeçar është konfirmuar i vdekur.
Mediumet lokale kanë raportuar për luftime mes karteleve që nga e premtja.
-
Lufta mes karteleve detyron shpërnguljen e njerëzve në Meksikën jugore
-
Të paktën 19 të vrarë brenda 24 orëve nga sulmet e karteleve të drogës në Meksikë
-
Frikë nga një valë e re e dhunës në Meksikë pas vrasjes së “El Menchos”
-
Meksika premton siguri gjatë Kupës së Botës
-
Meksika dislokon mijëra ushtarë për të ndalur dhunën pas vrasjes së “El Menchos”