Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 12 të vrarë në një lokal në Meksikë

Të paktën 12 persona janë vrarë në një lokal të shtunën në mbrëmje në Meksikë, shkroi të dielën BBC-ja.

Autoritetet meksikane janë në kërkim të personave të armatosur të cilët i vranë ata dhe plagosën edhe tre të tjerë brenda barit në Meksikën qendrore.

Siç raportohet, mjekët konfirmuan vdekjen e gjashtë burrave dhe gjashtë grave pasi mbërritën në vendngjarje. Nuk dihet se kush janë viktimat dhe sa persona të armatosur janë përfshirë në të shtëna.

Një operacion kërkimi për sulmuesit është duke u zhvilluar me mbështetjen e Sekretarit për Sigurinë Publike të Guanajuatos, aty ku ndodhi sulmi, si dhe zyrës së prokurorit të përgjithshëm të shtetit, Sekretarit të Mbrojtjes Kombëtare dhe Gardës Kombëtare.