Të paktën 11 persona kanë mbetur të vdekur në një lokal në Meksikë, pranë kufirit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilit i është vënë zjarri nga një person që u dëbua prej aty, raportoi të dielën BBC-ja.
I dyshuari për shkaktimin e zjarrit vdekjeprurës është arrestuar.
Sulmi ndodhi të premten mbrëma në San Luis Rio Kolorado, i cili kufizohet me Shtetet e Bashkuara. Lokali ndodhet vetëm një rrugë larg kufirit.
Autoritetet kanë njoftuar se një i ri i dehur hodhi koktej molotovi në lokalin “Beer House” pasi u dëbua nga aty. Thuhet se ai kishte ngacmuar gratë përpara se të dëbohej.
Zjarri la të vdekur shtatë burra dhe katër gra, ndërsa katër persona të tjerë u shtruan në spital për shkak të lëndimeve, sipas një deklarate nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit Sonora.
-
Të paktën 12 të vrarë në një lokal në Meksikë
-
Të paktën 11 të vrarë nga një sulm i armatosur në Meksikë
-
Të paktën 23 të vdekur nga shpërthimi i një zjarri në një dyqan në Meksikë
-
Të paktën pesë të vdekur nga shpërthimi në një fabrike të tekilas në Meksikë
-
Shtatë të vrarë pas sulmeve me armë në një pishinë në Meksikë