Tre alpinistë, përfshirë dy vëllezër dhe gruaja e njërit prej burrave, kanë mbetur të vdekur nga një goditje rrufeje gjatë një stuhie në Alpet Tirol të Austrisë gjatë fundjavës, ka bërë të ditur policia të hënën.
Një zëdhënës i policisë alpine në qytetin perëndimor të Landeck ka thënë se ka të ngjarë që çifti, të dy 60 vjeç, dhe vëllai 62-vjeçar, të kenë vdekur nga e njëjta goditje rrufeje, raporton Reuters.
Policia ka njoftuar se incidenti i rrallë ka ndodhur të dielën pasdite, ndërsa treshja po zbriste nga mali Mittagsspitze pranë fshatit Flirsch, dhe se një helikopter shpëtimi gjeti trupat e tyre pranë një shtegu në një lartësi prej rreth 2,268 metrash.
-
Orteqet lënë të vdekur pesë alpinistë në Itali
-
Vdesin pesë alpinistë gjermanë nga një ortek në Alpet italiane
-
Tre kosovarë aksidentohen për vdekje në Gjermani
-
26-vjeçari që vdiq nga rrufeja në Suharekë, u bart në krahë nga babai e vëllai për rreth 1 km
-
Vdiq një 26-vjeçar pasi dyshohet se u godit nga rrufeja