Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Von der Leyen: Pasojat e luftës në Lindjen e Mesme do të ndihen për vite

Ursula von der Leyen

Pasojat e luftës izraelito-amerikane kundër Iranit do të ndihen për muaj, madje edhe për vite, ka deklaruar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një debati në Parlamentin Evropian në Strasburg.

“Realiteti i ashpër me të cilin duhet të përballemi të gjithë është se pasojat e këtij konflikti mund të ndihen për muaj apo edhe vite. Kjo është kriza e dytë e madhe energjetike brenda një periudhe shumë të shkurtër prej katër vjetësh”, ka thënë ajo gjatë diskutimit për strategjinë e BE-së ndaj krizës në Lindjen e Mesme, ndikimin e saj në çmimet e energjisë dhe furnizimin me plehra.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo theksoi se në Bashkimin Evropian, brenda 60 ditëve të konfliktit, fatura e importeve të lëndëve djegëse fosile është rritur me më shumë se 27 miliardë euro për të njëjtën sasi energjie si para luftës.

“Po humbasim pothuajse 500 milionë euro në ditë. Për këtë arsye, Evropa duhet të çlirohet nga varësia ndaj lëndëve djegëse fosile”, u shpreh ajo..

Presidentja e Komisionit theksoi se shtetet anëtare që kanë më shumë burime me karbon të ulët në përzierjen e tyre energjetike janë më pak të prekura nga kriza, duke përmendur shembullin e Suedisë.

“Për shembull, në Suedi, kur çmimi i gazit rritet me 1 euro për megavat-orë (MWh), fatura e energjisë elektrike rritet vetëm me 0.04 euro për MWh, sepse pothuajse e gjithë energjia elektrike në Suedi vjen nga burime të rinovueshme dhe energjia bërthamore”, ka thënë ajo.