Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të mërkurën se lufta në Iran u ka kushtuar qytetarëve të bllokut 27-vendesh rreth 3 miliardë euro në importe energjie.
Ajo ka paralajmëruar se Evropa duhet t'i rezistojë tundimit për të blerë përsëri naftë dhe gaz rus.
"Çmimet e gazit janë rritur me 50% dhe çmimet e naftës me 27%. Nëse e përktheni këtë në euro, 10 ditë luftë u kanë kushtuar tashmë taksapaguesve evropianë tre miliardë euro shtesë në importe të lëndëve djegëse fosile", ka deklaruar von der Leyen.
"Ky është çmimi i varësisë sonë", u ka thënë ajo ligjvënësve të BE-së në Strasburg, Francë.
Ajo ka nënvizuar se çmimi i energjisë së rinovueshme dhe energjisë bërthamore evropiane ka mbetur i qëndrueshëm.
Edhe
Von der Leyen: Pasojat e luftës në Lindjen e Mesme do të ndihen për vite
Von der Leyen ka hedhur poshtë thirrjet që BE-ja të kthehet në blerjen e energjisë ruse, gjë që blloku e ka ndaluar që kur presidenti Vladimir Putin urdhëroi futjen e trupave ruse në Ukrainë në vitin 2022.
"Ky do të ishte një gabim strategjik. Do të na bënte më të varur, më të prekshëm dhe më të dobët", ka thënë ajo.
-
Von der Leyen: Fatura e BE-së për karburantet është rritur për 22 miliardë euro më shumë
-
Hegseth: Lufta me Iranin ka kushtuar deri më tash rreth 37.5 miliardë dollarë
-
Bëhet pagesa e parë për Ukrainën në kuadër të kredisë prej 90 miliardë eurosh të BE-së
-
BE-ja planifikon të ndalojë hyrjen në bllok të kujtdo që ka luftuar krah Rusisë në Ukrainë