Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se “gatishmëria e treguar“ nga Hamasi për të liruar pengjet e mbetura në Gazë është “inkurajuese”.
Von der Leyen ka shtuar se Evropa do të mbështesë “të gjitha përpjekjet që synojnë përfundimin e vuajtjeve të civilëve, dhe të promovohet e vetmja zgjidhje e qëndrueshme për paqen, zgjidhja me dy shtete”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky moment duhet të shfrytëzohet. Një armëpushim i menjëhershëm në Gaza dhe lirimi i të gjitha pengjeve po arrihen “, ka shkruar ajo në X.
Hamas ka njoftuar zyrtarisht se është i gatshëm t’i lirojë të gjithë pengjet, të gjallë dhe të vdekur, sipas kornizës së detajuar në planin 20-pikësh të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe të hyjë “menjëherë” në negociata për detajet e këtij propozimi.
Po ashtu, grupi ka shprehur pajtueshmëri që kontrolli mbi Rripin e Gazës t’i transferohet “një trupi palestinez, me mbështetje arabe dhe islame”.
Në një deklaratë, Hamasi ka thënë se disa nga elementet e planit të paqes të propozuar nga Trumpi janë të pranueshme, por të tjerat do të kërkojnë negociata të mëtejshme.