Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Von der Leyen e Borrell janë nisur për në Kiev

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, janë nisur për në kryeqytetin e Ukrainës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, janë nisur për në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, raporton të premten CNN.

Von der Leyen ka publikuar në Twitter një fotografi duke ecur afër një treni, bashkë me kryeministrin e Sllovakisë, Eduard Heger, i cili u është bashkuar në këtë udhëtim.

“Duke shkuar në Kiev”, ka shkruar Von der Leyen.

Shefja e Komisionit Evropian do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë ditës së premte, sipas një njoftimi nga zëdhënësi i presidencës ukrainse, Sergei Nikiforov.

Vizita e zyrtarëve të lartë vjen një ditë pas BE-ja miratoi rundin e pestë të sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka thënë në një konferencë për shtyp të NATO-s në Bruksel të enjten se sanksionet do të sinjalizonin "presion serioz" që po ushtrohej mbi Rusinë, megjithëse ai ka kritikuar dështimin e bllokut për të sanksionuar naftën dhe gazin rus.