Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të udhëtojë në Londër këtë të diel për të marrë pjesë në takimin joformal midis liderëve evropianë, ku pritet të diskutohet për çështjet e sigurisë në Evropë dhe Ukrainë, ka konfirmuar një zëdhënëse e Komisionit, transmetohen The Guardian.
Konfirmimi i takimit nga ana e Bashkimit Evropian përputhet me deklaratat e kryeministrit polak, Donald Tusk, i cili kishte deklaruar të martën se liderët evropianë po planifikonin të takoheshin në Londër për të diskutuar në lidhje me çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes.
“Përpara takimit të ardhshëm në Këshillin Evropian, do të jemi në Londër të dielën, së bashku me miqtë tanë britanikë dhe një grup liderësh, për të biseduar rreth këtyre planeve të përbashkëta në mbrojtje”, kishte thënë Tusk më herët gjatë javës.
Liderët evropianë ishin takuar paraprakisht në Paris më datë 17 shkurt, me ftesën e presidentit francez, Emmanuel Macron. Pas takimit të mbajtur, ata kishin riafirmuar mbështetjen e tyre të përbashkët për Ukrainën.
-
Zelensky takohet me Von der Leyen në Bruksel
-
Von der Leyen: Duhet të përgatitemi për më të keqen
-
Tusk: Liderët evropianë mblidhen të dielën në Londër, flasin për mbrojtjen dhe sigurinë
-
Von der Leyen fton në takim liderët e Ballkanit Perëndimor
-
Zelensky kërkon hyrjen e Ukrainës në BE më 2027, von der Leyen nuk ia konfirmon