Botë

Udhëheqësit perëndimorë shkojnë në Kiev në shenjë solidariteti

Tre kryeministra - Giorgia Meloni e Italisë, Justin Trudeau i Kanadasë dhe Alexander De Croo i Belgjikës, si dhe Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, kanë shkuar të shtunën në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Katër udhëheqësit perëndimorë udhëtuan së bashku me tren gjatë natës nga Polonia në shenjë solidariteti për Ukrainën, ka thënë qeveria italiane.

Vizita vjen dy vjet pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Ndërkohë udhëheqësit e shteteve të fuqishme evropiane, në dyvjetorin e pushtimit rus, kanë garantuar mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën.