Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vizita e Erdoganit në Berlin nuk normalizon marrëdhëniet Turqi-Gjermani, thotë Steinmeier

Vizita e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në Berlin, nuk përfaqëson një normalizim të marrëdhënieve të tensionuara mes dy vendeve, sipas presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier.

“Kjo vizitë nuk është një shprehje e normalizimit”, tha sot Steinmeier, pas ditës së parë të vizitës së polemizuar të Erdoganit, shkruan ATSH.

“Jemi shumë larg nga kjo, por ky mund të jetë një fillim”, deklaroi presidenti gjerman.

Steinmeier kërkoi hapa të dukshëm mbi të drejtat politike në Turqi.

“Ne nuk mund ta pranojmë presionin mbi median, sistemin gjyqësor dhe sindikatat dhe nuk do e pranojmë”, theksoi ai.