Presidenti i Turqisë, Recep Rayyip Erdogan, nis sot vizitën në Gjermani, me synimin për të ulur tensionet midis dy vendeve.
Udhëtimi, i cili zgjat deri të shtunën, vjen në kohën kur problemet ekonomike në Turqi po shkaktojnë shqetësime në rritje dhe kur Evropa ka nevojë për mbështetjen e Ankarasë në reduktimin e rrjedhës së migrantëve.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Erdoganit në Gjermani, ku spektri politik e sheh me dyshime.
Në mars të vitit të kaluar, Erdogan i ka krahasuar zyrtarët gjermanë me nazistët.
Ai i ka bërë këto komente pasi autoritetet gjermane i kanë anuluar tubimet, që ai ka planifikuar t'i mbajë për diasporën turke në Gjermani, në prag të një referendumi të rëndësishëm për pushtetin e tij.
Në një shkrim të publikuar të enjten në gazetën FAZ, Erdogan tha se "është koha të lihen mënjanë dallimet në opinione dhe përqendrimi të jetë mbi interesat e përbashkët".
-
Erdogani shpreson të përmirësojë marrëdhëniet me Gjermaninë
-
Kur dallimet për konfliktin Izrael-Hamas po rriten, Erdogani viziton Gjermaninë
-
Vizita e Erdoganit në Berlin nuk normalizon marrëdhëniet Turqi-Gjermani, thotë Steinmeier
-
Erdogan do të vizitojë Gjermaninë në muajin shtator
-
Bild raporton se Erdogani mund ta vizitojë Berlinin zyrtarisht në shtator