Botë

Vërshimet shkatërruan miliona shtëpi dhe ëndrra

reshjet

"Ne jemi të rrethuar nga uji i përmbytjeve nga të gjitha anët. Por nuk ka ujë për të pirë. Ushqimi është gjithashtu i paktë. Dhe tani dëgjoj se nivelet e ujit po rriten më tej", thotë Chovdhary. "Çfarë do të ndodhë me ne?" Reshjet e paprecedentë dhe përmbytjet kanë lënë pas gjurmë shkatërrimi në Assam, duke zhytur fshatra, shkatërruar të korrat dhe shtëpitë e zonës

“Kishte ujë gjithandej, por asnjë pikë për të pirë”, e përshkroi Ronju Chovdhary skenën jashtë shtëpisë së saj të shtunën. Ajo jeton në Udiana, një fshat i largët në shtetin verilindor indian Assam, i cili është goditur nga përmbytjet e mëdha.

Ra shi pa pushim, kujton ajo. Uji u ngrit aq shpejt sa rrugët u zhytën plotësisht brenda disa orësh. Kur uji vërshoi shtëpinë e tyre, thotë se familja u bë bashkë në errësirë ​​duke u përpjekur të mbrohej.

Dy ditë më vonë, familja është ende e mbyllur në shtëpinë e tyre - tani i ngjan një ishulli të vetmuar - mes një deti me ujë.

“Të rrethuar nga uji, por s’kemi ujë për të pirë”

"Ne jemi të rrethuar nga uji i përmbytjeve nga të gjitha anët. Por nuk ka ujë për të pirë. Ushqimi është gjithashtu i paktë. Dhe tani dëgjoj se nivelet e ujit po rriten më tej", thotë Chovdhary. "Çfarë do të ndodhë me ne?"

Reshjet e paprecedentë dhe përmbytjet kanë lënë pas gjurmë shkatërrimi në Assam, duke zhytur fshatra, shkatërruar të korrat dhe shtëpitë e zonës. Autoritetet thonë se 32 nga 35 rrethet e saj janë prekur, duke ua marrë jetën të paktën 45 njerëzve dhe duke zhvendosur më shumë se 4.7 milionë vetëm gjatë javës së fundit.

Reshjet e dendura kanë goditur gjithashtu shtetin fqinj Meghalaya, ku 18 persona kanë vdekur gjatë javës së fundit. Në Assam, qeveria ka hapur 1.425 kampe ndihme për të zhvendosurit, por autoritetet thonë se puna e tyre është komplikuar nga intensiteti i madh i katastrofës. Edhe kampet e shpëtimit janë në gjendje të mjerueshme.

"Nuk ka ujë të pijshëm në kamp. Djali im ka temperaturë, por unë nuk mund ta çoj te mjeku", thotë Husna Begum, banore e Udianas. Kur uji vërshoi shtëpinë e saj të mërkurën, 28-vjeçarja notoi përmes përroit në kërkim të ndihmës. Ajo tani është strehuar në një tendë plastike të rrënuar me dy fëmijët e saj.

"Nuk kam parë diçka të tillë më parë. Nuk kam parë kurrë përmbytje kaq të mëdha në jetën time", thotë ajo.

Image

Kërdi e madhe

Përmbytjet në mënyrë rutinore bëjnë kërdi në jetët dhe mjetet e jetesës së miliona njerëzve që jetojnë pranë brigjeve pjellore të lumit të rrëmbyeshëm Brahmaputra, i quajtur shpesh lumi i shpëtimit i Asamit. Por ekspertët thonë se faktorë si ndryshimi i klimës, aktivitetet e pakontrolluara të ndërtimit dhe industrializimi i shpejtë kanë rritur shpeshtësinë e zhvillimeve ekstreme të motit.

Kjo është hera e dytë sivjet që Assami po përballet me përmbytje kaq të ashpra - të paktën vdiqën njerëz u vranë në maj. Shteti ka regjistruar tashmë reshje shiu 109% mbi nivelet mesatare këtë muaj. Dhe Brahmaputra po rrjedh mbi shenjën e rrezikut në shumë vende.

Banorët dhe autoritetet me të cilat foli BBC, i përshkruan përmbytjen e fundit si të "përmasave biblike" – aso që kanë ndryshuar strukturën sociale dhe ekonomike të shtetit.

"Situata është veçanërisht alarmante këtë herë. Përveç ekipit të Forcave Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive (NDRF), ne kemi nxjerrë gjithashtu ushtrinë për të ndihmuar operacionet e shpëtimit", thotë Javir Rahul Suresh, oficer nën-divizioni në qytetin Rangiya. "Në këtë pikë, prioriteti ynë është të shpëtojmë jetë”.

Vendbanime të tëra janë përfshirë nga ujërat e vrullshëm, thuajse i ngjan një lumi të madh të krijuar brenda natës.

Lagje të kthyera në gërmadha

Në Guvahati, qendra kryesore ekonomike e Asamit, lagjet janë shndërruar në gërmadha. Fushat e harlisura ku kultivohej orizi janë shndërruar në këneta të mëdha balte dhe mbeturinash.

Në Udiana, nuk shihen shkolla, spitale, tempuj apo xhami - vetëm ujë. Njerëzit udhëtojnë me varka të bëra nga gjethe bananeje dhe shkopinj bambuje. Të tjerët thjesht notojnë të dëshpëruar nëpër ujërat kafe e të gjelbra të njelmëta, me sytë katër në kërkim të shpëtimtarëve, uniformat portokalli të të cilëve spikaten nga larg.

Dëmet janë veçanërisht alarmante në lagjen rurale Kamrup, ku qindra njerëz raportohet se janë ende të bllokuar në shtëpitë e tyre.

Siraj Ali, 64 vjeç, thotë se kur uji vërshoi në fshatin e tij dhe shkatërroi gjithçka, u frikësua për jetën e tij. Megjithatë, qëndroi në një shtëpi që tani është pjesërisht e zhytur nën ujë, për të ruajtur gjërat dhe "një jetë kujtimesh".

Ai tha se i dërgoi fëmijët në një kamp strehimi buzë rrugës, ndërsa priste që t'i arrinte ndihma. Por askush nuk ka ardhur deri tani.

"Jam rrethuar me ujë, por nuk kam ujë për të pirë. Nuk kam ushqim, kam tri ditë që jam i uritur. Çfarë të bëj dhe ku të shkoj?" - pyet duke i fshirë lotët.

Ali tani gjen ngushëllim në shoqërinë e fqinjit Mohammad Rubul Ali, punëtor me rrogë ditore, i cili gjithashtu vendosi të qëndronte për të mbrojtur shtëpinë - një kasolle të vogël që e ndërtoi me shumë mundim.

"Çdo blerje ishte si një moment historik për mua - shtrati dhe karriget. Por tani nuk ka mbetur asgjë. Përmbytja më mori gjithçka", thotë Rubul.

Autoritetet pranojnë se nuk kanë qenë në gjendje të sigurojnë ujë të pijshëm dhe ushqim për çdo viktimë të përmbytjes.