Presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa, ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se ai jo vetëm që e ka filluar luftën, kur Moska nisi pushtimin e saj të plotë të Kievit në vitin 2022, por edhe se "ka zgjedhur ta vazhdojë atë".
"Ne duhet të qëndrojmë në kursin e duhur: të forcojmë mbrojtjen e Ukrainës dhe të rrisim presionin mbi Rusinë përmes sanksioneve shtesë, në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë", ka thënë Costa pas sulmit të së dielës të Rusisë mbi Kiev, me ç’rast për herë të parë është goditur edhe një ndërtesë qeveritare.
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka thënë se është "i tmerruar" nga sulmi "brutal" i Rusisë gjatë natës ndaj Kievit.
"Për herë të parë, zemra e qeverisë civile të Ukrainës u dëmtua. Këto sulme frikacake tregojnë se Putini beson se mund të veprojë pa u ndëshkuar. Ai nuk e ka seriozisht paqen", ka thënë Starmer.
"Tani, më shumë se kurrë, duhet të qëndrojmë të vendosur në mbështetjen tonë për Ukrainën dhe sovranitetin e saj", ka shtuar ai.
Spanja i është shtuar vendeve që kanë dënuar sulmin, teksa ministri i Jashtëm José Manuel Albares ka shprehur solidaritetin e tij me familjet e të vrarëve dhe të plagosurve, si dhe qeverinë ukrainase dhe popullin e saj.
Dy persona të vdekur dhe 13 të plagosur nga sulmet ajrore ruse në Kiev
Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur pas sulmeve ajrore...-
Putini përmend mundësinë e një marrëveshjeje paqeje me Ukrainën
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
-
Guterres e quan luftën në Ukrainë “një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive”
-
S’i kemi arritur të gjitha objektivat e luftës prandaj do të vazhdojmë, thotë Kremlini
-
Rusia sulmon rëndë Ukrainën, në mes të takimeve trelaterale për paqe