Një nënë 37-vjeçare dhe vajza e saj 2 vjeçe, kanë vdekur dy ditë pasi një burrë afgan shtypi një turmë njerëzish në Munih me veturë.
Të paktën 37 persona ishin lënduar nga sulmi, një numër prej të cilëve rëndë.
Shoferi ishte një 24-vjeçar afgan i cili u arrestua në vendin e ngjarjes atë ditë.
Prokurorët kanë thënë se i dyshuari duket se ka pasur motive fetare për ta kryer sulmin. Prokurorja publike e Munihut, Gabriele Tilmann, u tha gazetarëve se i dyshuari kishte thënë “Allahu Akbar” në arabisht kur u arrestua.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulmi me veturë në Munih kishte motiv islamik
-
28 të lënduar në Munih, i dyshuari është azilkërkues afgan
-
20 të lënduar nga përplasja me veturë e turmës në Munih, disa në gjendje të rëndë
-
Vetura përplas një turmë njerëzish në Munih, disa të lënduar
-
Dy të vrarë në sulm me thikë në Gjermani, arrestohet i dyshuari