Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar, ka vdekur në Balmoral të Skocisë, në moshën 96-vjeçare, pas mbretërimit për 70 vjet.
Familja e saj është mbledhur në pronën skoceze pas shqetësimeve në lidhje me shëndetin e saj gjatë së enjtes.
Mbretëresha hipi në fron në vitin 1952 dhe ka qenë dëshmitare e ndryshimeve të mëdha sociale.
Me vdekjen e saj, i biri i madh i saj, Charlesi, ish-Princi i Uellsit, do t’i prijë shtetit si Mbret i ri dhe në krye të 14 shteteve të Commonwealthit.
Në komunikatën për media Pallati i Buckinghamit ka thënë se “Mbretëresha vdiq paqësisht në Barmoral të enjten pasdite”.
Edhe
Mbreti Charles shpjegon pse Mbretëresha Elizabeth zgjodhi t’i kalonte ditët e saj të fundit në Balmoral
Sipas njoftimit, Mbreti dhe Mbretëresha Consort do të mbesin në Balmoral dhe do të kthehen në Londër të premten.
Të gjithë fëmijët kanë shkuar në Balmoral, pasi doktorët e vendosën Mbretëreshën nën mbikëqyrje mjekësore.
Nipi i madh i saj, Princi William, ka qenë afër saj, ndërkaq Princi Harry ende nuk ka arritur në Balmoral.
Gjatë shërbimit të saj Mbretëria e Bashkuar përjetoi masat shtrënguese të pasluftës së Dytë Botërore, kalimin nga perandoria në Commonwealth, fundin e Luftës së Ftohtë, hyrjen dhe daljen të Mbretërisë në Bashkimin Evropian.
Më shumë se 15 kryeministra kaluan në periudhën e Mbretëreshës Elizabeth, duke nisur me Winston Churchill, të lindur në vitin 1874, dhe kryeministren e fundit, Liz Truss, të lindur 101 më vonë, në fund të vitit 1975. Trus në fillim të javës u emërua nga Mbretëresha.
Edhe
Andy Burnham bëhet kryeministër i Britanisë së Madhe
Elizabetha e Dytë çdo javë mbante takime me kryeministrin.
Mbretëresha lindi me emrin Elizabeth Alexandra Mary Windor, në Mayfair të Londrës më 21 prill të vitit 1926.