Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rrëfim për mbretëreshën Elizabeth nëpërmjet fotografive

Mbretëresha Elizabeth II e Mbretërisë së Bashkuar vdiq të enjten në moshën 96-vjeçare, ka njoftuar Pallati Mbretëror. Mediumi britanik “The Guardian”, ka kujtuar jetën e monarkës më jetëgjatë në krye të Mbretërisë së Bashkuar nëpërmjet një seti të fotografive.

Rrëfimi i mediumit nis me vitin 1953, kur Elizabeth mori titullin e mbretëreshës së Britanisë së Madhe.

Image

Në vitin 1970, Elizabeth mbërriti me bashkëshortin Philip, në Sidnei të Australisë, në vitin 1970, për ta shënuar 200-vjetorin e mbërritjes së kapitenit anglez, James Cook, në tokat australiane.

Image

Një fotografi historike mbeti në vitin 1997, kur Elizabetha bëri homazhe për vdekjen e Princeshës Diana.

Image

Mbretëresha Elizabeth i përcolli një varg kryeministrash për 70 vjet sa ishte në pushtet. “The Guardian” përzgjodhi një takim të saj me ish-kryeministrat e Britanisë, David Cameron, Sir John Major, Tony Blair dhe Gordon Brown. Fotografia u shkrep në një drekë jubilare, në vitin 2012.

Image

Bashkëshorti i saj, Princi Philip, vdiq më 9 prill të 2021-s, në moshën 99-vjeçare. Ajo u fotografua duke i shikuar mbajtësit e arkivolit, në sallën e madhe, në Kështjellën Windsor.

Image

Saktësisht 14 vjet pasi mori postin (1967), Elizabeth u fotografua në veri të Skocisë. Duke lëvizur me shkop përreth Kështjellës së Baltimorës.

Artikuj të ngjashëm