Është publikuar arsyeja e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II. Sipas certifikatës së vdekjes që është publikuar të enjten, thuhet se Mbretëresha vdiq nga “pleqëria”, raporton “Daily Mail”.
96-vjeçarja vdiq në Balmoral Castle të enjten më 8 shtator në ora 15:10, më tepër se tri orë pasi u informua publiku se është shtrirë në spital.
Certifikata e vdekjes, e lëshuar nga Regjistri Nacional i Skocisë, citon se ajo vdiq nga “pleqëria”. Informuesi i vdekjes së saj ishte vajza e Elizabetha II, princesha Anne.
Në dokument, thuhet se vetëm Mbreti Charles III dhe motra e tij Anne, ishin pranë Mbretëreshës në momentin e vdekjes.

Artikuj të ngjashëm
-
Mbretëresha Elizabeth e Dytë do të varroset më 19 shtator
-
Mbreti i ri: Vdekja e nënës sime është një moment trishtimi për mua
-
Vdiq Mbretëresha Elizabeth ll
-
Mbreti Charles shpjegon pse Mbretëresha Elizabeth zgjodhi t’i kalonte ditët e saj të fundit në Balmoral
-
Elizabetha e Dytë përkujtohet me ceremoni mbretërore