Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbretëresha Elizabeth e Dytë do të varroset më 19 shtator

Elizabeth II

Ceremonia e funeralit të Mbretëreshës Elizabeta II do të zhvillohet më 19 shtator në orën 11:00 në Londër, ka njoftuar Pallati Buckingham.

Kjo ditë është shpallur ditë pushimi në gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga mbreti Charles III, i cili e ka marrë zyrtarisht detyrën në mëngjesin e 10 shtatorit.

Trupi i pajetë i mbretëreshës do të dërgohet nga Kështjella Balmoral në Edinburg ditën e diel, para se të dërgohet të martën në Londër.

Nga dita e mërkurë, trupi i saj do të jetë në ndërtesën e Parlamentit britanik, deri në ditën e varrimit.

“Ne do të kryejmë detyrën tonë në ditët në vijim me zemrën e rënduar, mirëpo me gatishmërinë për të siguruar një lamtumirë të dinjitetshme për një prej figurave më definuese të kohërave tona”, ka thënë Edward Fitzalan-Howard, duka i Norfollkut.

Edhe Mbreti Charles shpjegon pse Mbretëresha Elizabeth zgjodhi t’i kalonte ditët e saj të fundit në Balmoral Showbiz 1 muaj më parë Mbreti Charles shpjegon pse Mbretëresha Elizabeth zgjodhi t’i kalonte ditët e saj të fundit në Balmoral

Mbretëresha britanike ka vdekur më 8 shtator në moshën 96-vjeçare.

Ajo ka mbajtur fronin në Mbretëri të Bashkuar për 70 vjet, duke u bërë monarkja më jetëgjatë në këtë shtet./REL