Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani bën nderime për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II

Presidentja e Kosovës ka njoftuar se sot ka bërë nderime për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II në Westminister Hall në Londër.

Osmani përmes një postimi në Twitter ka shkruar se bashkohen me kolegët e tjerë dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar trashëgiminë e saj të një jete të përkushtuar ndaj shërbimit”, ka shkruar ajo.

Mbretëresha Elizabeth ka vdekur më 8 shtator dhe do të varroset të hënën.

Mbretëresha hipi në fron në vitin 1952 dhe ka qenë dëshmitare e ndryshimeve të mëdha sociale.

Me vdekjen e saj, i biri i madh i saj, Charlesi, ish-Princi i Uellsit, do t’i prijë shtetit si Mbret i ri dhe në krye të 14 shteteve të Commonwealthit.

Artikuj të ngjashëm