Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me mbretin Charles III dhe kryeministren britanike, Liz Truss, në ditën kur do të bëhet varrimi i mbretëreshës Elizabeth II. Osmani shkroi në Twitter të hënën se takoi familjen mbretërore në Pallatin Buckingham, “për të nderuar trashëgimin e mbretëreshës Elziabeth II”.
Ajo tha se Elizabeth II do të mbahet mend si simbol i forcës dhe qëndrueshmërisë “dhe për angazhimin e saj të palëkundur ndaj shërbimit publik”.
Të hënën do të përfundojë ceremonia e varrimit të mbretëreshës Elizabeth II.
Ajo vdiq më 8 shtator (e enjte). Postin ia trashëgoi djali i saj, Charles III.
Alongside the @RoyalFamily and other world leaders, we attended HM The King’s Reception at Buckingham Palace to honour the legacy of HM Queen Elizabeth II.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 19, 2022
The Queen will be remembered as a symbol of strength & resilience, and for her unwavering commitment to public service. pic.twitter.com/VIROSO0KOl
rr