Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani takon familjen mbretërore britanike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar Mbretin Charles III të Mbretërisë së Bashkuar, në pritjen e organizuar para ceremonisë solemne të së shtunës për kurorëzimin e tij.

Ajo ka publikuar fotografi me mbretin e ri, princin dhe liderë të tjerë botërorë.

“Sonte në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar, përcolla urimet më të përzemërta të popullit të Kosovës, si dhe kisha mundësinë të bashkëbisedoj me liderë të tjerë për thellimin e raporteve tona me shtete mike anekënd botës”, ka njoftuar Osmani në Facebook.

Më 6 maj, Osmani krahas udhëheqësve shtetërorë nga e gjithë bota, do të jetë pjesëmarrëse në ceremoninë zyrtare të Kurorëzimit të Mbretit Charles III në Westminster Abbey.