Mbreti Charles lll i ka dërguar letër urimi presidentes Vjosa Osmani me rastin e Pavarësisë së Kosovës.
Në urimin e mbretit thuhet se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova ndajnë lidhje të forta.
Ai ka shprehur shpresën se vendet do të mund të bashkëpunojnë edhe në çështjet globale, si ndryshimet klimatike.
“Jam i kënaqur që vendet tona ndajnë lidhje të forta dhe pres që ta forcojmë edhe më tej miqësinë tonë. Shpresoj se kombet tona do të mund të bashkëpunojnë për të pasur ndikim pozitiv në ndryshimet klimatike dhe çështjet mjedisore, të cilat na prekin të gjithëve globalisht. Unë dhe gruaja ime kemi kënaqësinë që t’ju përcjellim urimet tona më të mira për ju dhe të gjithë kosovarët”, thuhet në letrën e publikuar nga Ambasada e Britanisë në Kosovë.
-
Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë
-
Liderët botërorë urojnë 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
-
Osmani takon ambasadorin britanik: Gjuha kërcënuese s’ka vend në diskursin publik
-
Erdogani uron Kosovën: Do ta vazhdojmë mbështetjen për ruajtjen e sovranitetit
-
Presidenti italian uron 18-vjetorin e Pavarësisë: Mbështesim rrugëtimin e Kosovës për në BE