Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret që marrëdhëniet e vendit me Britaninë e Madhe të përforcohen edhe më shumë me Mbretin Charles III në krye.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani e ka uruar Charles III për ngjitjen në fronin e Mbretërisë britanike, duke kujtuar fjalët e tij për Kosovën në vitin 2016.
“Urime të përzemërta për Mbretin Charles III për ngjitjen në fron. Ne jemi mirënjohës për përkushtimin e Madhërisë së Tij ndaj aleancës Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, siç u konfirmua gjatë vizitës së tij në vitin 2016. Ne kemi besim se lidhjet tona do të vazhdojnë të forcohen nën sundimin e tij”, ka shkruar ajo.
Charles III erdhi në krye të Mbretërisë në Britani pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.
-
Osmani: Aleanca e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar do të forcohet
-
Osmani takon familjen mbretërore britanike
-
Mbreti Charles uron Pavarësinë: Me Kosovën ndajmë lidhje të forta
-
Presidentja Osmani merr pjesë në ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit Charles III
-
Osmani takon ambasadorin britanik: Gjuha kërcënuese s’ka vend në diskursin publik