Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani i uron shërim Mbretit Charles pas diagnostikimit me kancer

Mbreti Charles, është diagnostikuar me kancer dhe ka nisur trajtimin për kurimin e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur pallati mbretëror, megjithatë është rezervuar në detaje apo specifikimin e kancerit që ka prekur monarkun.

Lidhur me këtë ka reaguar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka shkruar në X, se populli i Kosovës i uron madhërisë së tij shërim të shpejtë dhe të plotë.

Charles, i cili erdhi në front vetëm 17 muaj më parë, u pa për herë të fundit të dielën kur ai vizitoi kishën në Sandringham.