Mbreti Charles është parë të dielën duke e vizituar kishën në Sandringham, në paraqitjen e tij të parë publike që kur Pallati Buckingham njoftoi se ai është diagnostikuar me kancer, raporton “BBC”.
Anëtarët e publikut e kanë parë Mbretin Charles III, ndërsa ai po ecte jashtë kishës “St Mary Magdalene” në Sandringham.
Charles të shtunën kishte falënderuar publikun për “përkrahjen dhe urimet”.
Ai tha se gjithë të prekurit me kancer e dinë se “mendimet e tilla janë ngushëllimi dhe inkurajimi më i mirë”.
Rreth 100 persona ishin mbledhur të dielën ndërsa Mbreti Charles vizitoi kishën së bashku me bashkëshorten, Mbretëreshën Camilla.
Mbreti është tërhequr nga detyrat publike për t’iu nënshtruar trajtimit.