Mbreti Charles lll është diagnostikuar me një lloj kanceri, ka njoftuar të hënën Buckingham Palace.
Siç është bërë e ditur, nuk bëhet fjalë për kancer në prostatë, për çka është trajtuar së fundmi.
Lloji i kancerit nuk është zbuluar ende, por sipas një deklarate të pallatit, Mbreti filloi trajtimet e rregullta të hënën, raportoi BBC-ja.
Mbreti pret që pas trajtimit të tij të kthehet sa më shpejt në detyrën e tij publike.
Ai do t'i shtyjë angazhimet e tij publike dhe pritet që anëtarët e tjerë të familjes mbretërore t’i qëndrojnë pranë gjatë trajtimit.
Edhe pse ai do të ndalojë ngjarjet e tij publike, Mbreti do të vazhdojë me rolin e tij kushtetues si kreu i shtetit.
Artikuj të ngjashëm
-
Charles III do t’u kthehet detyrave pas trajtimit për kancer
-
Mbreti Charles shihet për herë të parë në publik që kur u njoftua se është me kancer
-
Osmani i uron shërim Mbretit Charles pas diagnostikimit me kancer
-
Mbreti Charles do të trajtohet për prostatën
-
Princesha e Uellsit paraqitet për herë të parë pas diagnostikimit me kancer