Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbreti Charles do të trajtohet për prostatën

Mbreti Charles lll do të trajtohet javën e ardhshme për gjendjen beninje të prostatës, ka njoftuar Buckingham Palace, raportoi të mërkurën BBC-ja.

Angazhimet publike të 75-vjeçarit do të shtyhen për një periudhë të shkurtër rikuperimi.

Njoftimi vjen menjëherë pasi u zbulua se Princesha e Uellsit është në spital, ku i është nënshtruar një operacioni abdominal.

“Mbreti ka kërkuar trajtim për zmadhimin beninj të prostatës”, thuhet në deklaratë.

Rritja beninje e prostatës është e zakonshme te meshkujt mbi 50 vjeç dhe zakonisht nuk është gjendje serioze, sipas faqes së internetit NHS.

Gjendja nuk do të thotë që pacienti gjendet në rrezik për zhvillim të kancerit të prostatës.