Të paktën tre persona kanë vdekur në ishullin italian të Sardenjës si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut.
Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë lumenj që vërshojnë nëpër qytetin Bitti në provincën Nuoro.
Mediat italiane raportojnë se nga tre të vdekurit, njëri ishte i moshuar që u mbyt në shtëpi dhe një burrë që gjendej në automjet.
Due gocce a Bitti pic.twitter.com/7byRtAsZBV
— Giovanni Bua (@giovanni_bua) November 28, 2020
Erërat e fuqishme dhe reshjet e shiut që filluan të premten, ndërprenë energjinë elektrike dhe detyruan qindra njerëz të evakuohen.
Adrea Sddue, kryetar i qytetatit të provicës Nuoro, ka paralajmëruar reshje të mëdha në këtë zonë dhe u ka kërkuar banorëve që të kenë kujdes maksimal.
Artikuj të ngjashëm
-
Përmbytje në Italinë verilindore nga reshjet e dendura
-
Të paktën 13 të vdekur nga përmbytjet në Spanjë
-
Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në Italinë qendrore dhe veriore
-
Një i vdekur e disa të zhdukur nga vërshimet në Japoni
-
Italia dhe Zvicra goditen nga vërshimet si pasojë e motit të keq