Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdesin edhe dy fëmijë nga plagët pas sulmit me raketa në Kramatorsk

Vdesin edhe dy fëmijë nga plagët pas sulmit me raketa në Kramatorsk

Ministrja ukrainase e Mbrojtjes ka bërë të ditur të enjten se edhe dy fëmijë kanë vdekur si pasojë e plagëve të marra nga sulmi në një stacion të trenit, në Kramatorsk, javën e kaluar.

Numri i viktimave nga sulmi në stacionin ku po strehoheshin rreth 4.000 ukrainas, kryesisht gra dhe fëmijë, ka arritur në 59. Shtatë prej viktimave deri tash janë fëmijë, raportoi Sky News.

Ministria e Mbrojtjes bashkë me njoftimin ka shpërndarë edhe një fotografi të një lodre të lyer me gjak, për të cilën ka deklaruar se do ta dërgojë në Kombet e Bashkuara si provë të asaj që po e quan “krim barbar”.