Raketat ruse kanë goditur qendrën e Kramatorskut në Ukrainën lindore, duke lënë të vdekur tre persona dhe duke plagosur shumë të tjerë, thonë zyrtarët ukrainas, shkruan BBC.
Një restorant dhe një zonë tregtare u goditën në sulmin e së martës në qytet, i cili është nën kontrollin e Ukrainës, por afër pjesëve të okupuara nga Rusia.
Mund të ketë njerëz nën rrënoja dhe një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar.
Një adoleshent është në mesin e atyre që u vranë, sipas ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Ihor Klymenko.
Zyrtarët thonë se të paktën 40 persona u plagosën, duke përfshirë një fëmijë dhe tre të huaj.
Artikuj të ngjashëm