Një mjek popullor në Sri Lanka i cili këmbënguli se një ilaç do të mbronte njerëzit kundër COVID-19 ka vdekur nga kjo sëmundje, thotë familja e tij, transmeton BBC.
Eliyantha White trajtoi yjet e sportit dhe politikanët kryesorë me ilaçin, për të cilin ai pati thënë se i erdhi në ëndërr.
48-vjeçari u infektua me virus në fillim të këtij muaji dhe u dërgua në spital ku gjendja e tij u përkeqësua.
Ilaçi i tij u miratua publikisht nga ish-ministri i Shëndetësisë i Shri Lankës, Pavithra Wanniarachchi, i cili më pas kaloi dy javë në kujdes intensiv me COVID-19.
White u bë i njohur vitet e fundit pasi trajtoi disa yje indianë të kriketit, por trajtimet e tij janë refuzuar nga mjekët e zakonshëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtiret si avokat për t’u futur në gjykatë e më pas vret liderin e një bande
-
Mjekët në Indi kërkojnë ligje të rrepta pas përdhunimit dhe vrasjes së koleges së tyre
-
Vdes këngëtarja e famshme nga India, Lata Mangeshkar
-
Vdes nga COVID-19 ish-kampioni i kikboksit, refuzoi vaksinën dhe vendosi të trajtohej në shtëpi
-
Vdiq nga COVID-19 muzikanti britanik që dyshonte në ekzistencën e virusit