Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdes këngëtarja e famshme nga India, Lata Mangeshkar

Lata Mangeshkar, një prej këngëtareve më të pëlqyera të Indisë, dhe zëri prapa muzikës në mijëra filma të Bollywoodit, ka vdekur në moshën 92-vjeçare, raporton BBC.

Ajo është shtrirë në spital në Mumbai në janar, pasi kishte rezultuar pozitive me COVID-19.

Mjekët që e trajtuan atë thanë se ka vdekur pas dështimit të disa organeve.

Mangeshkar ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme mbi gjysmëshekullore, duke kënduar mbi 30 mijë kënbë nëpër 36 gjuhë.

Mirëpo, ishte puna e saj në Bollywood, që e bëri atë ikonë të Indisë.

Qeveria e Indisë ka shpallur dy ditë zie duke filluar nga e diela.