Një lider famëkeq bande ka vdekur pasi u qëllua me armë brenda një gjykate në Sri Lanka nga një person që kishte hyrë duke pretenduar se ishte avokat.
I dyshuari përdori një revole e cila u fut brenda gjykatës nga një grua, e cila është arratisur më pas.
Sanjeewa Kumara Samararthne ishte dërguar në gjykatë për gjyqin që kishte nisur ndaj tij, kur u qëllua. Policia ka thënë se ai ishte i dyshuar për disa raste vrasjesh, raportoi BBC.
Vrasja e tij është në mesin e një serie vrasjesh mes bandave rivale.
Policia ka arrestuar edhe një polic dhe një shofer që dyshohen se ndihmuan dy të dyshuarit për vrasje.
Artikuj të ngjashëm
-
Përleshje në një burg në Sri Lanka, dhjetëra të vdekur dhe mbi 100 të plagosur
-
Një gjyqtar vritet brenda sallës gjyqësore në Tiranë
-
Vritet politikani nga India, Baba Siddique
-
Shtatë të vrarë në Sri-Lankë nga përplasja e një veture garash
-
Si në filma - publikohen pamjet e vrasjes në mes të rrugës në Sarandë