Përleshje vdekjeprurëse kanë shpërthyer brenda një burgu në periferi të kryeqytetit të Sri Lankës, kanë bërë të ditur autoritetet të hënën, raporton AP.
Trazirat kanë nisur të dielën në burgun e Negombos, rreth 35 kilometra në veri të kryeqytetit Colombo, dhe kanë vazhduar edhe të hënën, sipas mediave lokale dhe policisë. Televizioni lokal Hiru ka raportuar se 25 persona kanë humbur jetën në këto përleshje dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur. Viktimat përfshijnë si të burgosur ashtu edhe punonjës të burgut.
Zëdhënësi i policisë, Chandana Herath, ka konfirmuar se ka pasur përleshje brenda burgut dhe se ka viktima, por nuk ka dhënë detaje të tjera.
Shkaku i përleshjes nuk është bërë ende i ditur. Një zyrtar i spitalit kryesor shtetëror të zonës ka thënë se më shumë se 100 persona janë pranuar për trajtim si pasojë e lëndimeve nga incidenti në burg.
Burgjet në Sri Lanka janë të mbipopulluara rëndë, me më shumë se 39.000 të burgosur në një sistem që ka kapacitet vetëm për rreth 10.000 persona.
-
Mijëra të evakuuar në Bangkok shkaku i përmbytjeve
-
Si e zbuluan punëtorët në Sri Lankë një varrezë masive me 572 persona
-
Tajlanda jugore goditet nga dhjetëra sulme të koordinuara me zjarrvënie
-
Shkon në 30 numri i të vdekurve nga zjarri në një lokal nate në Bangkok
-
Të paktën 27 viktima nga zjarri që përfshiu një lokal në Tajlandë