Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdekja e afro-amerikanit Nichols, shpërbëhet njësiti policor i njohur si “Skorpionët”

Departamenti i Policisë së Memphisit në SHBA ka shpërbërë njësitin special policor të njohur si “Skorpionët”, pjesëtarët e të cilit akuzohen se vranë afro-amerikanin Tyre Nichols, raporton BBC.

Shkurtesa “Scorpion” është për “Operacioni ndaj Krimeve të Rrugës për të Rikthyer Paqen në Lagjet tona”.

Njësiti prej 50 anëtarëve kishte mision për të ulur nivelin e krimit në zona të caktuara.

Por, është shpërbërë tash, pasi zyrtarët e saj janë kapur duke rrahur Nicholsin 29-vjeçar, i cili më pas humbi jetën.

Ngjarja kishte ndodhur më 7 janar.

Edhe Vdekja e Nicholsit ringjall thirrjet për ndryshim të kulturës policore Botë Vdekja e Nicholsit ringjall thirrjet për ndryshim të kulturës policore

Në komunikatën e Departamentit të Policisë së Memphisit është thënë se është “në interesin më të mirë të gjithëve që të deaktivizohet në mënyrë të përhershme njësiti”.

Familja e Nicholsit ka mirëpritur vendimin.

Njësiti “Skorpionët” ishte lansuar në tetor të vitit 2021.

Pesë zyrtarë policorë – Tadarrius Bean, Demetrius Haley, Desmond Mills Jr, Emmitt Martin III dhe Justin Smith – janë shkarkuar nga puna javën e kaluar për dhunën e ushtruar ndaj Nicholsit.

Ata janë arrestuar të enjten dhe akuzohen për vrasje të shkallës së dytë.

Katër prej tyre kanë paguar dorëzani dhe janë liruar nga paraburgimi të premten në mëngjes.

Në Memphis ka pasur protesta në lidhje me rastin.

Edhe Në qytetet amerikane protestohet pas vdekjes së Nicholsit Botë Në qytetet amerikane protestohet pas vdekjes së Nicholsit