Pamjet e pesë ish-oficerëve policie në Memphis të akuzuar për vrasje, tregojnë ata duke shkelmuar dhe goditur me grusht një shofer për disa minuta ndërsa ai bërtet duke thirrur nënën e tij.
Oficerët shihen duke rrahur Tyre Nichols, 29 vjeç, në videot nga arrestimi i 7 janarit, pa asnjë shenjë se ai po rezistonte, raportoi BBC.
Protestat paqësore u zhvilluan në Memphis të premten mbrëma pas publikimit të videos, me disa demonstrues që bllokuan një autostradë kryesore në qytet, ndërsa demonstrata në shkallë të vogël u mbajtën gjetkë në vend.
Shumë protestues mbanin pankarta që kërkonin drejtësi për Nichols dhe që t'i jepet fund "terrorit policor".
Policia fillimisht tha se Nichols ishte ndaluar me dyshimin për drejtim të pakujdesshëm, gjë që nuk është vërtetuar. Ai vdiq në spital tre ditë më vonë, më 10 janar.
Nichols ishte i racës së zezë, siç janë të pesë oficerët e akuzuar në këtë rast.
Departamenti i Policisë së Memphisit publikoi katër video grafike nga ndalimi në trafik dhe pasojave të dhunshme të tij të premten, duke arritur në total më shumë se një orë filmime.