Avokatët e një të arrestuari në Georgia të Shteteve të Bashkuara kanë kërkuar arrestimin dhe largimin nga puna të disa zyrtarëve policorë që kanë rrahur brutalisht të arrestuarin.
Avokatët kanë thënë se dhuna ndaj klientit të tyre është e paarsyeshme. Jarret Hobbs, 41-vjeçar nga Karolina Veriore, ishte arrestuar për shkelje të rregullave të trafikut dhe posedim të drogës.
“Nuk ka asnjë dreq mundësie që dikush të rrahet siç është rrahur ky person. Nuk mërzitem se çfarë ka bërë. Nuk mërzitem nëse ka përplasur dyert. Nuk mund të rrahet një person në këtë mënyrë. Nuk ndodh në Amerikë. Shteti është në gjendje të tillë, sepse duam të dimë se çfarë do të bëjmë për këtë? Është koha të veprojmë”, ka theksuar avokati i Hobbsit, Harry Daniels.
Kamerat e sigurisë shfaqin Hobbsin e vetëm në qeli para se pesë roja ta rrethonin. Së paku tre prej tyre kanë grushtuar dhe shqelmuar Hobbsin, të cilin më pas e kanë tërhequr zvarrë nga qelia.
Avokatët dhe familja e të arrestuarit kanë kërkuar drejtësi për Hobbsin.
“Një gjë është të ekzistosh, të jesh me ngjyrë në këtë vend. Dhe mendoj se krim i Hobbsit ishte qëndrimi në burg dhe se ekziston si person me ngjyrë. Kur shohim këtë video, të gjithë do të pyesin së pari se çfarë ka bërë ai? Jo përse e rrahën? Nuk ka asnjë arsyetim, shkak apo arsyetim ligjor që të shkosh në qeli dhe ta rrahësh”, ka deklaruar avokati i Hobbsit, Harry Daniels.
EdheByroja e Hetimeve në Georgia dhe sherifi i këtij shteti kanë bërë të ditur se do të nisin hetimet e reja në lidhje me rastin. Avokatët e Hobbsit kanë kërkuar sqarime se përse sherifi nuk ka nisur më herët hetimet pasi rrahja brutale e Hobbsit në burg kishte ndodhur para dy muajsh.
Hobbsi fillimisht ishte akuzuar për përleshje me rojat e burgut. Policia ka refuzuar të tregojë nëse policët e videos janë ende në detyrë.
Policia amerikane gjithashtu nuk ka publikuar emrat dhe racën e zyrtarëve të përfshirë në rrahjen brutale.