Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policja në SHBA rrihet me një 64-vjeçar, qytetarët e ndihmojnë ta arrestojë [VIDEO]

Një oficere policie u bë e njohur në internet, pasi iu publikua videoja ku shihet duke u rrahur me një 64-vjeçar.

CNN-i publikoi pamjet të enjten, duke bërë të ditur se ngjarja ndodhi në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Oficerja e ndaloi personin në trafik, ndërsa ai nisi t'i bërtiste në fytyrë.

Ajo reagoi, por nuk arriti ta neutralizonte, derisa në ndihmë i dolën edhe disa qytetarë të tjerë.

Si përfundim, personit iu lidhën dhe u dërgua në stacionin policor.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNN (@cnn)