Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë thirrje për protesta paqësore në Tennesse pas publikimit të videos së arrestimit të një motoristi, i cili dyshohet se ka vdekur nga brutaliteti i pesë policëve. Pamjet nga kamerat trupore të policëve, të pestë afro-amerikanë, janë publikuar të premten.
Në këto pamje shihen policët duke e rrahur 29-vjeçarin Tyre Nichols. Pesë policët që janë shkarkuar nga detyra, do të përballem me akuzat për vrasje, pasi Nichols vdiq pak ditë pas ndalimit nga policia më 7 janar.
Nichols, afro-amerikan, ishte ndaluar nga pesë policët gjatë kthimit në shtëpi. Avokatët e familjes kanë thënë se ai kishte shkrepur disa fotografi të perëndimit të diellit në një park aty afër.
Policia ka deklaruar se ai ishte i dyshuar për ngasje të pakujdesshme. Konfrontimi i parë i Nichols me policinë ndodhi kur tentoi të largohej në këmbë pasi policët nisën t’i afroheshin.
Autoritetet lokale kanë thënë se konfrontimi i dytë ka ndodhur kur policët tentuan ta arrestonin.
Nichols më vonë është ankuar për probleme me frymëmarrjen dhe është dërguar në spital pas gjendjes kritike. Avokatët e familjes kanë thënë se ndaj Nicholsit policët kanë përdorur sprej djegës, elektro-shok dhe se e kanë rrahur me shqelma.
-
Vdekja e Nicholsit ringjall thirrjet për ndryshim të kulturës policore
-
Në qytetet amerikane protestohet pas vdekjes së Nicholsit
-
Dalin videot kur policët rrahin afro-amerikanin në rrugë
-
Dalin pamjet e momentit kur pesë policë në Utah shtien me armë në drejtim të të dyshuarit
-
Vdekja e afro-amerikanit Nichols, shpërbëhet njësiti policor i njohur si “Skorpionët”