Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dalin pamjet e momentit kur pesë policë në Utah shtien me armë në drejtim të të dyshuarit

Pamje nga kamerat trupore të Policisë së Utahs të publikuara të mërkurën, tregojnë se si pesë zyrtarë policorë shtien me armë nga të gjitha drejtimet, në drejtim të një personi që e cilësuan të dyshuar, raporton agjencia AP. Njëri nga policët thirri “armë, armë”, para se të fillonin të shtënat.

Familja e të ndjerit e ka quajtur këtë si “vrasje brutale”.

Ngjarja ka ndodhur më 1 mars. Chase Allan 25-vjeçar refuzoi t’ia tregonte patentë shoferin policëve e as nuk i përmbahej urdhrave.

Ai kundërshtonte arsyen pse është ndaluar. Policia e Farmingtonit të Utahs ka mbajtur konferencë për media në lidhje me rastin.

Shefi i Policisë së Farmingtonit, Eric Johnsen, tha se policët kanë shtënë me armë në drejtim të Allanit pasi i ndjeri po përkulej për të kapur diçka, që mendohej se ishte armë.

Mirëpo, ai pranon se pamjet nuk tregojnë qartë se çfarë ndodhi disa sekonda para të shtënave.

Edhe SHBA, burri vrapon me shpatë në dorë drejt policit Botë SHBA, burri vrapon me shpatë në dorë drejt policit

Emrat e policëve nuk janë bërë të ditur.