Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tetë fëmijë të vrarë në të shtënat në Luiziana, thotë policia

Te shtena ne Luiziana

Tetë fëmijë, të moshës nga 1 deri në 14 vjeç, janë vrarë në një të shtënë me armë në Shreveport, Luiziana, të cilën policia e përshkroi si një “konflikt familjar”.

Oficerët thanë se të shtënat ndodhën rreth orës 05:00 sipas kohës lokale kur një person i armatosur qëlloi 10 persona. Policia e ndoqi dhe e vrau të dyshuarin ndërsa po përpiqej të ikte.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kemi familje të lënduara, kemi policë të lënduar, personel të mjekësisë ligjore. Kjo prek të gjithë komunitetin, prandaj të gjithë po mbajmë zi me këto familje”, tha kryetari i Shreveport-it, Tom Arceneaux.

Policia nuk e ka identifikuar as autorin e sulmit dhe as viktimat, por tha se disa nga fëmijët ishin të afërm të burrit të vdekur.

“Është një situatë tragjike, ndoshta më tragjikja që kemi pasur ndonjëherë në Shreveport,” shtoi kryetari.

Të shtënat ndodhën në disa vende brenda qytetit, përfshirë dy banesa në të njëjtën rrugë dhe një tjetër në një pjesë tjetër të lagjes. Zyrtari i policisë së Shreveport-it, Chris Bordelon, tha se oficerët shkuan në një shtëpi pak para orës 06:00 dhe gjetën fëmijët.

“Të gjithë të vdekurit në këtë rast janë të mitur,” tha Bordelon.

Ai shtoi se policia e konsideron rastin si “me natyrë familjare” dhe se një nga të plagosurit në atë shtëpi kishte ikur në një banesë aty pranë.

Pas të shtënave, i dyshuari vodhi një makinë dhe u përpoq të largohej. Bordelon tha se oficerët e ndoqën në një lagje tjetër dhe qëlluan ndaj të dyshuarit, i cili tani është i vdekur.

Policia nuk e ka identifikuar as autorin dhe as viktimat, duke thënë se po presin njoftimin e familjarëve.

Shefi i Policisë së Shreveport-it, Wayne Smith, tha se zemra e tij është me gjithë komunitetin.

“Nuk mund ta imagjinoj si mund të ndodhë një ngjarje e tillë,” tha Smith.

Ai shtoi se hetimi po zhvillohet në bashkëpunim me policinë e shtetit të Luizianës dhe me ndihmën e agjencive të tjera.