Forcat e sigurisë në Birmani kanë shpërthyer të premten ndaj protestuesve kundër grusht-shtetit, në qytetin e dytë më të madh të këtij shteti.
Gjatë përleshjes mes tyre dhe protestuesve janë lënduar të paktën tre persona, dy prej të cilëve janë qëlluar në gjoks me plumba gome, ndërkaq një tjetër mori një plagë në këmbë, raporton AP.
Protestuesit ishin mbledhur në një rrugë jashtë një parku në Mandalay kur forcat policore arritën dhe filluan të gjuanin për t'i shpërndarë ata.
Në vendin e ngjarjes më vonë u gjetën plumba, gëzhoja dhe predha ndërkaq viktimat janë dërguar në spitale private për tretman.
Tensionet në Birmani janë rritur që nga fillimi i këtij muaji kur ushtria kishte bërë grusht-shtet më 1 shkurt, duke rrëzuar qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyi.
Deri më tani bëhet e ditur se nga protestat kanë mbetur të vdekur tre persona.
-
Edhe dy persona të vdekur në protestat në Birmani
-
Dy të vdekur në protestat në Birmani, policia i shpërndan protestuesit me armë
-
Birmanët u janë kthyer rrugëve kundër Qeverisë së juntës
-
Forcat e sigurisë së Birmanisë vrasin me pushkë-granatë mbi 80 protestues
-
Të paktën 11 të vrarë në protestat e reja në Birmani